
Moti gjatë fundjavës parashikohet të jetë i ftohtë, por me një rritje të temperaturave krahasuar me ditët e javës. Meteorologia Anira Gjoni, e ftuar në programin “MCN live”, thotë se fundjava do të sjellë një rritje të temperaturave deri në 2°C.
Sipas Gjonit, temperaturat do të jenë më të larta gjatë fundjavës sesa javën që lamë pas.
Temperaturat do të vijnë në rritje gjatë fundjavës, presim që të jenë më të larta sesa java që lam pas.
Dita e shtunë në bregdet presim që minimalet të shkojnë 4 °C dhe maksimalet deri në 11°C. Në zonat e ulëta kur përfshihet dhe kryeqyteti presim që minimalet të shënojnë 1 °C dhe maksimalet 12 °C dhe në zonat malore presim që minimalet të shkojnë -6°C dhe maksimalet 6 °C
Me pas ditën e diele presim që të kemi një rritje të temperaturave me 2 °C më shumë, si të vlerave minimale dhe maksimale gjë e cila do të vijojnë edhe ne ditët ne vazhdim, pra do të kemi një përmirësim sa i përket temperaturave,
Përsa i përket javës që vjen, meteorologia parashikon se nga dita e hënë do të ketë reshje shiu në të gjithë territorin, por me intensitet të ulët.



