99% e shtretërve të terapive intensive në Stokholm, Suedi janë drejt ezaurimit të plotë nga pacientë Covid dhe jo-Covid.
Drejtori rajonal i shëndetësisë, Bjorn Eriksson gjatë një konference për shtyp ka deklaruar se ky kolaps shëndetësor ndodh për herë të parë që prej fillimit të pandemisë.
Vala e parë e pandemisë i detyroi autoritetet shëndetësore të rrisnin kapacitetin me 160 shtretër të kujdesit intensiv, por tani këto kapacitete janë drejt ezaurimit të plotë.
“Për momentin ka 83 pacientë me Covid në kujdes intensiv të cilët, së bashku me pacientë të tjerë, zënë pothuajse të gjitha 160 vendet në dispozicion. Janë 814 njerëz që luftojnë për jetën e tyre në spitalet tona” , ka deklaruar Eriksson.
Siç dihet, Suedia është një nga vendet e pakta që nuk ka marrë kurrë masa kufizuese deri në bllokim.
Aktualisht ka disa kufizime në të gjithë vendin, duke përfshirë një limit maksimal prej tetë personash në darka, bare dhe restorante dhe ndalim të shitjes së alkoolit pas orës 22:00, ndërsa mësimi në distancë është zbatuar për vitet e fundit të shkollës së mesme.
Vendi, i cili ka pak më shumë se dhjetë milion banorë, publikon të dhëna pandemike vetëm dy herë në javë. Ditën e djeshme në Suedi janë regjistruar 18 820 raste të reja me Covid dhe 133.



