
Analisti Genc Burimi tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se kandidimi për eurodeputet i Fredi Belerit nuk do të ndryshohë gjërat në Europë karshi Shqipërisë.
Sipas Burimit vajtja e Belerit në PE është më tepër një presion mbi Shqipërinë e Edi Ramës.

E gjitha kjo është shkaktuar fillimisht, mëkati fillestar qe ai i Ramës kur dy para zgjidhjeve të majit të kaluar doli me kërcënime dhe me ofendime ndaj Fredi Belerit. Cilido qoftë ai, një kryeministër nuk ka pse të kërcënojë, dhe të dalë mbi drejtësinë sepse duket sikur i bën presion drejtësisë. Gjithçka shihet me mosbesim për shkak të ndërhyrjes së Ramës. Po vuajmë, po lajmë harxhin e këtij mëkati fillestar me ato sulmet individuale ndaj Fredi Belerit.
Mund t’i japë një farë jehone, por jo më shumë se çfarë i jep prania e kryeministrit grek në KiE.
PE ka kompetenca të limituara, PE nuk ka të drejtë mbi ligjin. Ka të drejtë të miratojë ligjet nga komisione, por vetë nuk mund të çojë ligje, është thjesht simbolik. Është më shumë se simbolike se në Europë çdo votë, çdo vend që merret në PE përkthehen në financime për partinë që e çon prandaj ka shumë garë. Gara është për financime. Nuk ka sot një impakt të madh të PE në të përditshmen e Europianëve. Sot në Europë rolin kryesor e luan KiE. Institucioni që mbledh kryetarët e qeverive, ata vendosin. Vajtja e Fredi Belerit është më tepër simbolike, është një presion më tepër mbi Shqipërinë e Edi Ramës. Por s’do të ndryshojë kjo gjërat në Europë karshi Shqipërisë. Është KiE.



