Një “bombë ekologjike”, mund të cilësohet situata e vendgrumbullimit të mbetjeve në Porto Romano të Durrësit.
Janë me qindra tonelata mbetje, të cilat depozitohen çdo ditë, ndërsa Ndërmarrja e Shërbimeve Komunale pranon se edhe pse situata është emergjente, nuk ka fonde për të ndërhyrë.



