Bashkia e Tiranës i ka dhënë një zgjidhje përfundimtare çështjes së parkingjeve në Kryeqytet. Ka qënë kjo fjala e nënkryetares së Bashkisë Tiranë, Brunilda Paskali.
E ftuar në emisionin Hangover në MCN-Radio dhe TemaTV, Paskali foli edhe për rritjen e çmimit të biletës së transportit urban, të cilën e cilësoi si një ri-indeksim të çmimit. Përsa i përket ndërtimit të shkollave në Tiranë, Paskali tha se ndërtimi i tyre do të bëhet me leasing, pasi bashkia e Tiranës nuk i përballon dot kostot e ndertimit të tyre.



