Beteja për Sarandën/ Kalemaj: Mërkuri kandidat me peshë lokale, apeli i Ramës tregon që sondazhet flasin për ndarje të votës (VIDEO) 

Beteja për Sarandën/ Kalemaj: Mërkuri kandidat me peshë lokale, apeli i Ramës tregon që sondazhet flasin për ndarje të votës (VIDEO) 

Politologu Ilir Kalemaj duke folur në MCN Live mbi zgjedhjet për bashkinë e Sarandës, tha se kandidati i pavarur Gjergj Mërkuri ka peshë lokale.

Sipas tij fakti që Rama i bëri apel të tërhiqej, tregon se sondazhet e brendshme të PS e nxjerrin problematike kandidimin e tij, ku mund të ndahet më dysh vota e socialistëve.

Ajo që e veçon Sarandën në këto zgjedhje është që ka numrin më të madh të kandidatëve pas Tiranës. E dyta kandidati i pavarur Gjergj Mërkuri është një kandidat jo i lehtë për t’u përballuar nga e majta, ka qenë kryetar i PS, një kandidat me shumë peshë lokale. Fakti që z.Rama i bëri apel dhe thirrje të drejtpërdrejtë që të ulte armët dhe të tërhiqej, tregon që sondazhet e brendshme të PS nxjerrin problematikë, që mund të ndahet vota, ‘vote splitting’. Është i rëndësishëm si ekuacion. Nëse Mërkuri qëndron deri në fund, është e rëndësishme të dihet sa do jetë pjesa e votës së socialistëve të zhgënjyer që ai do marrë. Ka gjasa të përfitojë PD e Rithemelimit.

Qarku i Vlorës ka 7 bashki. Ka goxha thyerje dhe interes si do zhvillohen ngjarjet. Ka disa bashki që kanë votuar të djathtën si Delvina, Selenica, që mund të përsërisë këtë gjë. Disa bashki do jenë të luftuara, si bashkia Himarë. Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ nuk është më i miri i mundshëm. Konispolin e shoh një garë të luftuar deri në fund. Bashkia Finiq është interesante edhe aty, kemi 3 kandidatë të njohur për komunitetin. Një kandidat i investuar i Rilindjes dhe dy kandidatë të tjerë që kanë qenë aktiv. Është edhe PBDNJ faktor. Në Vlorë i avantazhuar është kandidati i PS paçka se edhe kandidati i Bashkë Fitojmë është i pakonsumuar”.

Lidhur me praninë e kryebashkiakut Veliaj në GJKKO, pas padisë ndaj Berishës, Kalemaj tha se është hera e parë që drejtësia në Shqipëri po lëviz kaq shpejt.

Është herë e parë që drejtësia lëviz kaq shpejt në Shqipëri. Nga momenti i deklaratave të Berishës për lidhjet iraniane, ka lëvizur kaq shpejt drejtësia. Kjo tregon që influenca e Veliajt dhe Rilindjes në sistemin e drejtësisë është jo e vogël. Do jetë vendim pas zgjedhjeve, nuk do ndikojë në zgjedhje. Avantazhet e Konispolit dhe Delvinës janë të padiskutueshme, Finiqi po ashtu duket në rrugë të mbarë.  Bashkia e Sarandës bën diferencën, për investime, është e dyta pas Vlorës.

I pyetur pse i ndodhi Ramës kjo situatë me dy kandidatë, Kalemaj tha:

Ka pasur një qasje konfuze në përzgjedhjen e kandidatëve për kryebashkiak të PS. Ka pasur raste kur s’janë konfirmuar dhe që ishte pritshmëri e gjerë si rasti i Dritan Lelit. Kemi pasur kandidat të importuar si Oltion Çaçi në Sarandë gjë që solli pakënaqësi në bazë. Nuk ka pasur një qasje të unifikuar. Si ka mundësi që një nëpunëse bashkie bëhet drejtuese e bashkisë me portin më të madh të vendit, në Durrës, merret dikush nga Golemi çohet në Sarandë dhe zgjidhet në Vlorë një diplomat karriere. Ka qenë një filozofi ndoshta e klaneve që kanë diktuar kandidatët.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy