“The Albanian Files”/ Meksi: Nuk shoh elementë penalë (VIDEO)

“The Albanian Files”/ Meksi: Nuk shoh elementë penalë (VIDEO)

Drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi për librin “The Albanian Files” vlerëson listën e saktë dhe të detajuar.

 

Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se nuk sheh asnjë gjë për të fshehur në libër dhe as elementë të veprës penale.

 

Libri nis me parathënie të zotit Rama, dhe vijon me një enciklopedi alfabetike të studiove arkitekturore që kanë pasur të bëjnë dhe me Shqipërinë, ku siç thotë Rama, Shqipëria është një ndër pikat e përbashkëta të këtyre studiove. Vijojnë projektet të gjitha me radhë. 

 

Nuk kam parë asnjëherë të përgatitet një listë kaq e saktë dhe me kaq detaje. Zoti Rama nëse e ka bërë ai meriton një duartrokitje se na ka dhënë një tablo të gatshme. Nuk shoh asgjë për të fshehur, se ai është një libër i botuar, i nxjerrë në shitje. 

 

Nuk shoh elementë të veprës penale. Të gjithë projektet në Tiranë i kemi dëgjuar për shumë vite. Book Building prek godinat direkt pas bashkisë. Book Building është e një investitori të nivelit shumë të lartë në Shqipëri, ku si juriste është përdorur zonja Ajola Xoxa.

 

Është shumë vështirë të kuptosh se kur nis miqësia, njohja, lobimi dhe elementi penal. Në çdo rast do i mbetet SPAK nëse do e hetojë, se ku ka elementë. Ajo që i mungojnë publikut janë detajet e lejeve, detajet e dosjes. 

 

Për Zvërnecin mundoheshim për tu njohur me detajet e dosjes për pronësinë e tokës. Nëse qëllimi është të gjesh në faj Këshillin e Ministrave, unë gjykoj se AKSHI, AKSIK janë më të thjeshta. 

 

Aty është një super libër dhe mund të shihet për përplasje datash, por të vraposh të gjesh veprën penale, më duket marrëzi. Nga ana tjetër ligji i investimeve strategjike ka pasur pasoja.

 

“The Albanian Files” është një libër ku 60 arkitektë nga studio prestigjoze ndërkombëtare paraqesin 500 projekte të zhvilluara ose të planifikuara në Shqipëri, së bashku me shënimet e tyre mbi vendin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy