Zëdhënësi i Kremlinit Dimitry Peskov hodhi poshtë pretendimet se ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka pasur deri në shtatë telefonata me presidentin rus Vladimir Putin që nga largimi i detyrës në vitin 2021.
"Është një histori tipike false në kontekstin e fushatës politike parazgjedhore," tha zyrtari rus për The New York Times të martën, kur u pyet për komunikimet e supozuara të përshkruara nga gazetari Bob Woodward në librin e tij të ri, "Lufta".
Historia bazohej në pretendimet e bëra nga një ndihmës i paidentifikuar i Trump, tha autori. Fushata presidenciale e kandidatit republikan i ka hedhur poshtë aludimet duke i konsideruar “histori të sajuara”.
New York Times tha se kishte kontaktuar me zyrtarë dhe ish-zyrtarë në administratën aktuale dhe të mëparshme dhe komunitetin e inteligjencës amerikane. 20 burimet thanë se nuk kishin dijeni për bisedat Trump-Putin.



