Greqi: 500 emigrantë zbarkuan në Lesbos

Greqi: 500 emigrantë zbarkuan në Lesbos

Trembëdhjetë anije me 547 migrantë kanë arritur nga brigjet turke pasditen e djeshme, në ishullin lindor të Egjeut, Lesbos. Ky është numri më i madh i emigrantëve të mbërritur në një ditë të vetme që nga kriza e migracionit në vitet 2015-2016, raporton media greke “Ekathimerini”.

Nga numri i përgjithshëm i njerëzve që zbarkuan në plazhin verior të Skala Sykamias, 177 ishin burra, 124 ishin gra dhe 246 ishin fëmijë. Shumë prej tyre janë familje. Nga këto, 193 u transferuan në qendrën e pritjes dhe të identifikimit të Moria, kurse të tjerët kanë mbetur në kampin e UNHCR-së në Sykamia, me perspektivën për t'u transferuar edhe ata në kampin Moria. Ndërkohë dy anije greke të Rojes Bregdetare janë në gatishmëri në zonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy