Zgjedhjet në Greqi/ Çika: Vështirë të qeverisë një parti e vetme. “Game changer” pritet të jenë subjektet e treta

Zgjedhjet në Greqi/ Çika: Vështirë të qeverisë një parti e vetme. “Game changer” pritet të jenë subjektet e treta

Pedagogu i marrëdhënieve ndërkombëtare, Emiljo Çika, komentoi në edicionin e lajmeve në MCN TV zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen më 21 maj në Greqi. Çika tha se me sistemin proporcional që do të aplikohet këto zgjedhje, do të jetë e vështirë të krijohet një qeveri nga një parti e vetme. Ai thotë se në ethe janë si qeveria e Micotaqis, ashtu edhe partia kryesore e opozitës Syriza, e drejtuar nga Cipras. Sipas Çikës “game changer” në këto zgjedhje do të jenë partitë e tretë, sikurse parashikohet të jetë PASOK.

Qeveria e Micotaqis shpalli zgjedhjet e përgjithshme në 21 maj. Ishin thuajse paralajmëruar, por ishte aksidenti hekurudhor që shtyhu datën e zgjedhjeve. Zgjedhjet do jenë me sistem të ri zgjedhor, aplikohet për herë të parë. Është një sistem proporcional i thjeshtë. Është votuar nga qeveria e mëparshme Cipras, kurse në zgjedhjet e tjera do kthehet në proporcional të fuqizuar. E gjithë loja politike po vështirëson të gjitha partitë politike. Sistemi i propozuar vështirëson jashtëzakonisht krijimin e një qeverie nga një parti e vetme. Një qeveri koalicioni do jetë e detyrueshme nëse partitë do vendosin për qeveri koalicioni sepse mund të ketë edhe opsione të tjera, dhe kjo është në varësi të përqindjeve dhe rezultateve që do sjellë e diela e parë në Greqi. Ethet janë jo vetëm për qeverinë Micotaqis, por edhe partitë e opozitës, kryesisht Syriza, e cila është partia kryesore. Ajo që do jetë game changer-i janë partitë e tretë, sic projektohet të jetë PASOK dhe parti të tjera dytësore. Fushata ka marrë përplasjen politike, ku janë rritur tonet e diskutimeve. Z. Micotaqis është përballë një sfide të vështirë, një është sistemi zgjedhor, dhe dy janë vështirësitë që ai është përballur gjatë këtij 4-vjeçari, dhe miniskandalet apo skandalet gjatë këtij mandati. Është e pashmangshme që aksidenti hekurudhor të mos ketë ndikim në zgjedhje. Çështja është se ajo nxori në pah problematikat e brendshme të ministrive dhe qeverisë, që s’ka vënë në funksionim kontrata të caktuara që ishin paracaktuar. Aksidenti shfaqi në shoqërinë greke një shoqëri të shtuar. Kemi pasur reagime shumë të fuqishme të shoqërisë civile. Shqipëria ka një traditë të fortë në kërkimin e të drejtave qytetare dhe protestave. Jo vetëm kjo, por edhe elementë të tjerë do jenë ndikues në zgjedhje.

Lidhur me paketat ekonomike të Micotaqisit dhe politikën e jashtme të Athinës, Çika thotë:

Çdo qeveri në prag elektoral, akoma më shumë në zgjedhje të përgjithshme, është fenomeni i hapjes së thesit, në mënyrë që të kalojnë paketa ndihmëse kundrejt qytetarëve dhe bizneseve. Qeveria greke ka kaluar disa paketa që synojnë t’u japin mbështetje shtresave në nevojë, shtresave të margjinalizuara. Flasim për një rritje të pagës minimale në 780 euro dhe ndihmën për pensionistëve. Paketat ekonomike janë jo vetëm si zhvillim rutinë i qeverisë, por edhe një zhvillim që lidhet me zgjedhjet në Greqi, rezultatin e zgjedhjeve, dhe ndikimin që vjen nga mbështetja ekonomike që përpiqen të japin qeveritë. Politika e jashtme greke në vijat e trasha, dhe në atë që është politika tradicionale e jashtme e Greqisë, ka një dakordësi ndërmjet palëve për linjat kryesore të politikës së jashtme. Greqia dhe Turqia kanë pasur ulje-ngritje në qëndrimet tradicionale dhe problematikat që lindin në Egje, dhe në përcaktimin e zonave kufitare. Gjatë këtij 4-vjeçari ka pasur një retorikë të shtuar nga të dy vendet. Nga ana e Greqisë ka pasur edhe një shtim të buxheteve të mbrojtjes. Diçka ka ndryshuar mes dy vendeve pas tërmetit. Diplomacia e tërmeteve ka zbutur marrëdhëniet edhe më përpara, në vitin 1999. Në rastin konkret, ndihma kryesore që i shkoi Turqisë ishte nga Greqia. Është një momentum i shfrytëzuar nga dy vendet dhe komuniteti ndërkombëtar”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy