Plani i Macron për të rikthyer shërbimin ushtarak nuk gjen mbështetje te francezët: Para të hedhura kot

Plani i Macron për të rikthyer shërbimin ushtarak nuk gjen mbështetje te francezët: Para të hedhura kot

Francezët nuk e mbështesin planin e presidentit Macron për të rikthyer shërbimin ushtarak nga fillimi i vitit të ardhshëm. Shumë prej tyre e kanë parë këtë propozim si të pavlerë dhe harxhim të kotë parash, madje disa mendojnë se ai “bie erë propagandë”.

Ndërsa Macron e ka justifikuar propozimin e tij, duke thënë se shërbimi ushtarak do të promovojë patriotizmin dhe kohezionin social te rinia franceze.

Konkretisht, plani “Macron”, i cili ka pësuar një sërë ndryshimesh deri tani, parashikon që djemtë dhe vajzat që kanë arritur moshën 16 vjeç duhet të shërbejnë në programe të ndara në dy kategori: vullnetare dhe të detyrueshme.

Ata duhet të bëjnë të paktën një muaj shërbim të tillë, që përfshin punën në organizata bamirësie, trajnimin ushtarak dhe policor apo atë në radhët e forcave zjarrfikëse. Detajet e propozimit nuk janë finalizuar ende dhe kjo ka shkaktuar më shumë konfuzion, pasi ende nuk është e qartë se çfarë do të jetë e detyrueshme dhe çfarë vullnetare.

Të paktën 14 organizata rinore në Francë e kanë kritikuar këtë plan, duke argumentuar se të rinjtë duhet të jenë në gjendje të zgjedhin vetë atë që bëjnë.

Kostot e këtij programi janë përllogaritur në vlerën 1.6 miliardë euro. Shumica e francezëve mendojnë se këto para mund të shpenzohen më mirë për çështje të tjera.

Për më tepër, shumë përdorues të rrjeteve sociale e shohin këtë propozim si jo logjik dhe një formë të padobishme të propagandës shtetërore.

Vetë Macron është i pari president francez që nuk e ka kryer shërbimin ushtarak. Kjo sepse ai e arriti moshën, në vitin 1996, kur shërbimi ushtarak nuk ishte më i detyrueshëm.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy