Rita Ora më në fund zbuloi fustanin e dasmës që kishte veshur për t'u martuar me Taika Waititi në një ceremoni intime në Los Anxhelos. Këngëtarja e “Anywhere”, e cila është e famshme për stilin e saj seksi dhe të zjarrtë, ndau detajet me Vogue për herë të parë për të festuar përvjetorin. Rita, 32 vjeç, e quajti Tom Ford "një nga stilistët e mi të preferuar të të gjitha kohërave", dhe e përshkroi martesën me fustanin e tij të zbukuruar me dantella si një "ëndërr të realizuar". Dasma e improvizuar u mbajt në shtëpinë e çiftit në Los Angeles në gusht 2022. “Dhe për shkak se nuk ishte planifikuar, nuk e dija nëse fustani i duhur do të ishte në qytet, dhe thjesht rrezikova dhe shkova në dyqanin e Tom Ford, dhe ata e kishin një përfekt, siç e dëshiroja, në përmasat e mia, nuk duhej bërë asnjë ndryshim”. Këngëtarja e "Ritual" e kombinoi fustanin e stilistit me bizhuteritë e Lorraine Schwartz si dhe byzylykun me perla të nënës së saj. Bashkëshorti i bukuroshes shqiptare kishte veshur një kostum Brunello Cucinelli me vija. Dhe këngëtarja nuk u ndal me kaq; ajo veshi dy krijime të tjera të Tom Ford-it, fillimisht veshi një fustan seksi me dekolte, më pas një top të tejdukshëm me reçipeta me dantella të bardha dhe pantallona për të kërcyer gjithë natën. Në janar, Rita konfirmoi thashethemet se ajo dhe regjisori i lindur në Zelandën e Re, 47 vjeç, u martuan ndërsa promovonte videoklipin e saj me temën e dasmës "You Only Love Me" dhe tregonte unazën e saj të shtrenjtë të fejesës smerald. Ylli i popit dhe regjisori i "Jojo Rabbit" u lidhën në maj 2021 dhe u fotografuan në Sydney, Australi.



