Digjet një fabrikë e këpucëve në Vorë, tymi mbulon autostradën Tiranë-Durrës

Digjet një fabrikë e këpucëve në Vorë, tymi mbulon autostradën Tiranë-Durrës

Në Vorë pranë spitalit katolik po digjet një fabrikë për prodhimin e këpucëve. Tymi i zi duket që prej hyrjes së Tiranës duke mbuluar autostradën Tiranë-Durrës.

Pranë janë edhe biznese të tjera që po rrezikohen. Shumë pranë saj ndodhet një mobilieri.

Katër automjete zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të shuar flakët.

 Policia ndërkohë ka siguruar dhe perimetrin e sigurisë. Vorë/Informacion paraprak Më datë 31.07.2024, në fshatin Picar, ka rënë zjarr në një fabrikë për prodhimin e këpucëve. Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy