Kriza politike/ Drejtori për Ballkanin në DASH viziton Tiranën

Kriza politike/ Drejtori për Ballkanin në DASH viziton Tiranën

Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, David Kostelancik do vizitojë Tiranën.

Drejtori i ri i Ballkanit në Departamentin e Shtetit, do të zhvilloje takime me secilën palë, me fokus të diskutimeve krizën politike.

Diplomati amerikan do të takohet të enjten me kryetarin e Partisë Demokrate Lulzim Basha, ndërsa nuk ka shumë të dhëna mbi axhendën e takimeve.

Siç ështe paralajmëruar, ndërkombëtaret do të rrisin prezencën e tyre në Tiranë për të gjetur një zgjidhje për krizën politike, ku nga njëra anë opozita nuk pranon të dialogojë me Edi Ramën kryeministër, ndërsa maxhoranca nuk ka bërë ndonjë përpjekje për bisedime.

Kostelancik është një diplomat karriere dhe ka qenë më parë edhe pjesë e stafit të ambasadës amerikane në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy