Analisti Neritan Sejamini në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar lidhur më nismën e samitit të procesit të Berlinit për të cilin u shpreh se kishte katër objektiva.
Ai tha se vlera kryesore e kësaj nisme ka qenë për ti mbajtur vendet e Ballkanit Perëndimor të ndihen sikur janë në Bashkimin Evropian por pa shkuar në BE.
Në vitin 2000 në një nga takimet e drejtuesve të BE u shpreh zyrtarisht që vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë të ardhmen në BE dhe ky mori përsipër diçka që të gjitha vendet e kërkonin dhe këto vende që kanë mbetur kanë të drejtë dhe do bëhen anëtare të saj. Me këtë ata krijuan këtë proces. Që pas rënies së komunizmit e ardhmja e Evropës ishte bashkimi. Kanë kaluar shumë vite dhe Ballkani Perëndimor ka mbetur ende jashtë dhe kjo solli zbehje. Në 2014 Junker kur mori mandatin tha se në 5 vitet e ardhshme sa do ishte ai aty nuk do kishte asnjë anëtarësim të ri dhe kjo u prit keq nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe çfarë beri BE nisi procesin e Berlinit mund të takohemi, të punojmë bashkë, nismë për krijimin e nivelit të lartë që këto vende të mos ndjehen si të lënë jashtë.
Më tej ai theksoi se ky proces kishte katër objektiva kryesore, e para të ndihmohej dhe të zgjidheshin konfliktet bilaterale, e dyta që shoqëritë e Ballkanit perëndimor të zgjidhnin konfliktet dhe krijonin harmoninë, e treta ishte për të zhvilluar bashkëpunimin ekonomik në rajon, si një treg i përbashkët dhe e fundit që ti ndihmojë këto vende që të rriten ekonomikisht.
Kishte një problem se të gjitha ato para do vinin nga Bashkimi Evropain, por deri më sot s’ka ardhur asnjë lekë, ka pasur shumë takime, por në kuptimin konkret atë që prisnin të gjithë, atë që do sillte kjo nismë nuk kanë ardhur. 9 mld euro asnjë nuk është disbursuar. Për nga pikëpamja ekonomike nuk ka pasur asnjë investim, asgjë. Nga pikëpamja e takimeve dhe kontakteve ato janë përmirësuar. Vlera kryesore ka qenë për ti mbajtur vendet e Ballkanit Perëndimor të ndihen sikur janë në BE pa shkuar në be



