Ish-zëvendës ministrja e Arsimit, Nora Malaj, për udhëzimin e ministres së Arsimit Evis Kushi që mësues mund të bëhen edhe ata që nuk kanë diplomë mësuesie, thotë se jemi përpara një situate që për një 10 vjeçar do të kemi krizë mësuesish.
Nga studio e lajmeve të MCN Tv, Malaj u ndal te mungesa e mësuesve jo vetëm te arsimi bazë dhe parashkollor, duke shtuar se 70% e tyre janë pa arsim përkatës.
Në vijim shtoi se ka kërkuar nga Ministria e Arsimit që të bëjë një amnisti që të marrin kualifikimin e nevojshëm.
Ndër të tjera Malaj tha se i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit që të bëhet një studim i thelluar në gjithë Shqipërinë, se sa mësues do na duhen për vitin 2030, për matematikë, fizikë, etj.
Që në klasë të parë ka hyrë IT. Minimalisht një mësues që është IT, duhet të plotësohet për ta realizuar këtë gjë.
Kemi strategjinë e formimit të arsimit gjatë gjithë jetës, minimumi ka kuptuar se jemi në fazën që nuk kemi më mësues të përgatitur.
U fol iniciativa mësues për Shqipërinë, u pa se kjo iniciativë duhet të ishte shumë e mirë dhe me buxhet të dedikuar, shteti duhet të jepte paketë bonusi dhe ata që ishin më të rinj dhe me rezultate më të mira, të shkonin në mjedise ku të jepej fjetje dhe paga dhe pas 4 vitesh të riktheheshin me vlerësime shumë pozitive dhe eksperiencën ta jepnin në rrethet ku jetojmë.
Ne nuk e dimë se ku do vejë fati i mësuesisë, sidomos te shkencat ekzakte që janë më pak të preferuara. Ku do shkojë fati i arsimit, pa arsim nuk bën dot asgjë!
Nevoja që kemi për të krijuar në situatën ku 70% e popullatës, i kemi në probleme të personalitetit.
Gati 1 në 8 fëmijë tenton të vetëvritet. Shkolla duhet të kthehet në një qendër për rekreacion dhe vetëvlerësim. Kanë pasiguri.
Gjithë kjo e bën të mundur që për arsimin duhet të ulemi dhe flasim konkretisht.
Malaj nënvizoi se në sistemin francez ligji për mësuesi është fleksibël, që edhe te profesionet e rregulluara, si inxhinieriket, apo ata që kanë mbaruar matematikë, është domosdoshmëri që kjo kategori mund të bëjë trajnime psiko-pedagogjike.
Sipas saj, është momenti shumë i mirë për t’u ulur dhe diskutuar dhe në shtator të fillojë si mundësi për gjithë atë kategori që është vlerësuar.
Kjo kauzë më pëlqen, në kuadër të zhvillimit gjatë gjithë jetës, nuk do doja që të trajtohej politikisht dhe të fusim mësues që janë thjesht militantë partie.
Që të realizohet me standard duhen parë të gjitha hallkat se si do realizohet ky kualifikim, që diplomën e tyre mund ta ekuivalojnë dhe me të mësuesisë për të dhënë një mësim më cilësor.
MAS duhet të dëgjojë ekspertët dhe të mos e bëjë thjeshtë si hallkë make up, për të thënë konkretisht se deri në vitin 2030 na duhen kaq mësues matematike.
Se aftësinë duhet ta mësojë mësuesi para nxënësit. Jemi në një moment ku me këtë vendim qeveria pranoi se jemi në krizë të sistemit.
Pamundësia për të zgjedhur degën e mësuesisë, se ai që do të shkojë për mësuesi duhet ta ketë mesataren më të lartë.
Këshilla ime për MAS është që ta rishohë këtë udhëzim, për të zgjidhur problematikën që kemi.
Malaj deklaroi se vendimi fillon vitin tjetër akademik por se problemi është që ne jemi në krizën e mësuesve dhe do vijë një moment që nuk do kemi më mësues as për gjuhë, letërsi, matematikë, fizikë, gjeografi, IT, etj.
Se dikush që ka mbaruar IT, nuk do shkojë të punojë me 400 mijë lekë. Fillimisht duhet të ketë bërë masterin me 30 kredite që të jetë gati, për të dhënë mësim.
Për fat të keq kemi pranuar të gjithë që mësues nuk ka, mësuesit janë të keqpaguar.
Neve na duhet një mësues që e do mësuesinë, meqenëse është më i formuar profesionalisht le ta bëjë këtë trajnim pavarësisht rrugëtimit tjetër që ka mbaruar, por duke respektuar ata që kanë zgjedhur mësuesinë që nga fillimi.



