Kryeministri Rama e ka nisur aktivitetin e të dielës në rrjetet sociale në një mënyrë të pazakontë. Kreu i qeverisë ka publikuar në profilin e tij një film vizatimor.
“Mirëmëngjes dhe ju uroj një të diel të qetë me këtë film kalamajsh për të rritur që po nuk e patë vetë, tragojuani kalamajve”, shkruan Rama.
Më shumë sesa për ndjekësit e tij në rrjetet sociale, Rama duket se ia adreson këtë film pikërisht opozitës, e cila që prej 18 shkurtit proteston në çadrën para Kryeministrisë. Megjithatë, ai vjen në kohën kur tensionet brenda dy partive më të mëdha të aleancës së mjatë janë shtuar.
Filmit titullohet “Kush qesh i fundit”, një frazë që vetë Rama e ka përdorur disa herë kohët e fundit.



