Holanda është një nga vendet ku grupet kriminale shqiptare janë shume aktive ne trafikun e droges. Hetimet që kryejnë autoritetet atje po shërbejnë që prokuroria shqiptare të zbardhë ngjarje të rënda dhe përfshirjen e oficerëvë të lartë të policisë në to.
Në janar të 2022, në SPAK mbërrin një informacion se prokuroria holandeze kishte nisur një hetim për trafik droge dhe dhe grup të strukturuar kriminal për një Dejvi Gjermenin. I riu nga Lushnja do të blente shtepi në këtë vend me qëllim kultivimin e kanabisit.
Nga përgjimi që iu bë këtij personi dolën të dhena se ky person sëbashku më Rexhep Rapin, Algert Arapin dhe Dedian Gjonin, ky i fundit oficer policie, do të vrisnin Xhevdet Plakun në Durrës.
Ekzekutimi i personazhit të njohur të botës së krimit do të kryhej në datën 17 shtator 2019 gjatë kohës që ai do të dilte nga Drejtoria e Policisë së Durrësit, ku u shoqërua nga Dedian Gjoni. Në vendimin e gjykatës që çoi në lëshimin e katër urdhër-arresteve janë të zbardhura përgjimet që janë kryer nga holandezët në biznesin e Dejvi Gjermenit, i cili importonte dhe eksportonte makina.
Dejvi Gjërmeni në 23 prill 2020 zhvillon një bisedë me një person të paindetifikuar, ku ai sqaron se kanë dashur të vrasin Xhevdet i Plakun, i njohur me pseudonimin Deti. Sipas prokurorisë, motivi i kësaj ngjarjeje të mbetur në tentativë ishte hasmëria që Rexhep Rapi kishte me Plakun.
Rapi njihet me pseudonimin Kep Arapi dhe dyshon se Plaku në vitin 2000 i ka vrarë të vëllanë në Savona të Italisë. Për këtë arsye, ai kërkon që ta ekzekutojë dhe sipas dosjes ka tentuar ta bëjë disa herë.
Kjo del në përgjimet që i janë bërë Gjermenit, i cili ka folur për këtë me një person të quajtur Toni Margean, i cili në Shqipëri njihet me emrin Fatjon Dervishi.
Ai u vra në muajin shtator të vitit të kaluar në një atentat në zonë e Sukthit, një ngjarje e cilia ende nuk është zbardhur nga policia dhe prokuroria. Vrasje e cila po hetohet në disa pista për shkak të përfshirjes së këtij personazhi në disa paligjshmëri.
Por të kthehemi tek roli i oficerit te policisë, Dedian Gjoni, në këtë histori. Ai është lidhje e afërt e Dejvi Gjërmenit, me të cilin komunikon shpesh dhe jep informacion mbi atë çfarë ai arrin të mbledhe për Xhevdet Plakun.
Miqesia mes të dyve del nga një bisedë e përgjuar me Gjermenit dhe Fatjon Dervishit. Ndër të tjera Gjermeni sqaron:
“Unë ia dhashë atij Detin tani. E mori Deda, e arrestoi dhe me tha mua e ke atje. Po Deda k... ça bën thua ti? Bëri një gabim se ma çoi mua me foto ne Whatsapp. Unë i shkruaj Dedë ok po pse ma çon këtu? Se në fakt Deda nuk e kishte këtë lloj telefoni me vete. Deda më shkruan mua e kam brenda në orën 8:00 do e liroj. Direkt i them unë Gerit e ke brenda por mos i thuaj atij (Kepit) që e ke ga unë.” - Dejvi Gjermeni
Nga biseda e mësipërme duket qartë se oficeri i i policisë ka bërë një gabim pasi ka dhënë informacionin në një aplikacion, i cili nuk ishte i sigurt dhe mund të përgjohej lehtë.
Pas Gjermeni i ka kaluar infomacionin tek Algert Arapi dhe për rrjedhoje edhe Rexhep Rapit, ky i fundit merr armët dhe niset për në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, për ta eliminuar Xhevdet Plakun në kohën kur do të dilte nga aty, në orën 8 të mbremjes. Por kjo gjë nuk është pritur mirë nga Dejvi Gjermeni, i cili nuk është dakord me këtë mënyrë ekzekutimi.
“Ça bën miku thu ti, ngrihet miku, kallashin dhe shkon para policisë me dy çuna. Geri më tha mua ka ikur vetë ai, i them Gerit po si e lamë në vlla. Ai (Deda) me ka shkruar në Whatsaap, i thashë Gerit hajde takohemi shpejt se une e di si do shkojnë hetimet.” - Dejvi Gjërmeni
Në një situatë të tilë ku Kep Arapi ishte nisur për të ekzektuar Xhevdet Plakun, Dejvi Gjermeni është detyruar që të gënjenj Alger Arapin duke i thënë se objektivi i i tyre kishte dalë me kohë nga drejtoria e policisë.
“Ça të bëj, ça të bëj thashë me vetë u detyrova t'i them Gerit që atë e ka liru Deda, e ka lëshu kështu që thuaj atij mos të rri kot atje, po të iki. S'kisha ça bëja më unë se ndryshe do e haja vetë. Ai në orën 8 dilte, biles nga mbrapa. Ai po të ishte burrë nuk i bëntë gjërat aty, ja dhamë. Po pullë poste 4 makina që të mos kishte mundësi me shpëtuar fare, ta ruante, ta ruante sa të arrinte ne destinacionin ku do të shkonte, të futej atje dhe ta priste kur të dilte që të mos merrej vesh.”- Dejvi Gjermeni
Biseda e përgjuar mes Gjermenit dhe Fatjon Dervishit është e gjatë dhe mes disa gjerash Gjermeni shpreh bindjen se Rexhep Rapi nuk ka për ta marrë më hakun për të vellanë. Ndërsa Dervishi tregon dhe disa episode te tjera ku ata kanë dashur të vrasin Xhevdet Plakun.
“Pse pak zhurmë kam për unë për atë, tu hik në Golem ai përpara ne mbrapa, 5 veta ai në makinë, 5 veta unë në makinë tu hy në lokal, në lokal me automatikë në dorë si në 1997. Deri para dy apo tre viteve para se të visha unë këtej, robt nëpër lokale duke honger, unë tu hy me automatik në dorë, pa kapuç në kokë, pa asgjë. I thashë në kena dal si sherifa, pse ne do të presë Deti në lokal?”- Fatjon Dervishi
Kjo është vetëm një pjesë e dosjes që kanë sjellë autoritetet holandeze për mënyrën si funksionojnë grupet kriminale shqiptare atje. Por ajo që është më e rëndësihme është se si funksionojnë këtu. Kofliktet që ata kanë, bizneset që ata kanë dhe burimi i pareve që janë perdorur për t'i ngritur ato. Në këtë dosje, SPAK disa personazhe nuk u identifikon për shkak se ka hapur një hetim të ri për ta dhe rolin që ata kanë kryesisht në trafikun e drogës në vendet e Bashkimit Europian. Gjithashtu, nuk përjashtohet mundësia e përfshirjes së punonjësve te tjerë të policisë, të cilët janë oficerë karriere dhe kanë akses të madh në plaftomat e informacionit të Policisë së Shtetit.



