Caka: Biznesmeni që ka 40% të aksioneve në inceneratorin e Tiranës, i njëjti që u favorizua për të marrë ARMO-n dhe e falimentoi

Caka: Biznesmeni që ka 40% të aksioneve në inceneratorin e Tiranës, i njëjti që u favorizua për të marrë ARMO-n dhe e falimentoi

Silva Caka, sekretare për marrëdhënien me publikun në Partinë e Lirisë tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN TV së intervista e ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj i ka shërbyer shqiptarëve për të kuptuar se çfarë ndodh brenda klanit mafioz të Rilindjes.

Caka theksoi se bashkëpronar fiktiv i inceneratorit të Tiranës është Rama dhe kjo faktohet qartë duke ndjekur paratë dhe favorizimet e bëra nga kryeministri.

E pyetur për biznesmenin shqiptaro zviceran që Ahmetaj përmendi dje si personin që tashmë zotëron 40% të aksioneve të inceneratorit të Tiranës, Caka tha se është i njëjti person që u favorizua për të marrë ARMO-n.

Ishte dalje që shërbeu për të kuptuar nga brenda të gjithë shqiptarët, u faktua me zë dhe figurë nga numri 2 i qeverisë si funksionon mafiozeria e një qeverisje e drejtuar nga Rama. Kjo i ka shërbyer shqiptarëve për të kuptuar se çfarë ndodh brenda klanit mafioz të Rilindjes.

Ne ka vite që e themi që pronar fiktiv është Veliaj. Janë ndjekur paratë. Janë parë mënyrat si janë zhvilluar procedurat, është parë mënyra si është rrëmbyer kompetenca e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Këto veprime që ka ndërmarrë Veliaj nuk janë bërë pa bekimin e Ramës, duke e favorizuar me pikë bonusi, duke i firmosur procedurat brenda 30 minutash. Nuk ka nënkuptim në deklaratën që pronari fiktiv është Velaj, është fakt, nuk është nënkuptim.

Emri i tij ka dalë edhe nga Këlliçi, nuk është emër i ri për ne si opozitë. Janë parë ku kanë shkuar paratë, kush është favorizuar në ofshore. Pronari vijon të jetë në letra se faktiku është Rama e Veliaj zotëria që u përmend nga Ahmetaj. Është njeriu që u favorizua për të marrë ARMO-n dhe e falimentoi atë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy