‘Dy foltore’ në PD/ Alimehmeti: Ndryshon nga ajo e Berishës kundër Bashës, kjo është një përpjekje për bashkim

‘Dy foltore’ në PD/ Alimehmeti: Ndryshon nga ajo e Berishës kundër Bashës, kjo është një përpjekje për bashkim

Ish-deputeti Ervin Salianji ka kërkuar ndryshim, ripërtëritje dhe rizgjim të Partisë Demokratike përmes një lëvizjeje të re brenda së djathtës.

Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” si mbështetës i kësaj lëvizjeje, u shpreh se foltorja aktuale ndryshon plotësisht nga ajo e Sali Berishës që u zhvillua kundër Lulzim Bashës.

Ndryshon Foltorja e Berishës kundër Bashës, nga diskutimi që po bëhet sot. Patjetër ia mori Lulzim Bashës. Partia është e doktor Berishës. Është kryetar, unë e kam votuar dy herë. 

Nuk është lëvizje anti-kryetar ose për kryesi, por një luftë dhe përpjekje për bashkim. Ka energji të ndryshme brenda PD-së, të cilat përfaqësohen nga njerëz të ndryshme. 

Vetëm një prej forcave të mëdha është e përfaqësuar gjerësisht. Këtu lind nevoja për të përfaqësuar më mirë rrymat që ndodhen në PD. 

Ne duam të bashkojmë forcën e PD-së bashkë, në një PD sa më të plotë, që të jetë lider i opozitës, në luftën për pushtet nesër. Nuk është foltore kundër kryetarit dhe për të marrë vendin e kryetarit.

Ka nevojë për ndryshim të disa figura. Këto fliten së pari në struktura drejtuese, por që ka një nevojë, ka një nevojë. Nuk është si Foltorja e doktor Berishës. Është një format rienergjizues, kërkojnë të përfaqësohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy