Punëtorët e Terminalit në Portin e Durrësit mohojnë të kenë dijeni për hapjen e kontejnerit të ngarkuar me banane, nga ku ishin marrë rreth 50 arka nga persona ende të paidentifikuar. Ata kërkojnë të kontrollohen pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa kolegët e të arrestuarve kanë protestuar duke thënë se prej kohësh po punojnë nën presion dhe raste të tilla janë të përsëritura.



