
Navalny u vra dhe Vladimir Putin do të duhet të japë llogari për krimet e tij.
Kështu tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një konferencë për shtyp në Berlin.
Putini vret gjithmonë. Ai është personifikimi i kësaj lufte dhe nuk do të ndalet. Ne mund ta ndalojmë atë vetëm.
Alexey Navalny, një nga udhëheqësit kryesorë të opozitës ruse, ndërroi jetë në ambientet e burgut, ku vuante një dënim prej 19 vitesh burg.
Shërbimi i burgut në rrethin Yamalo-Nenets tha se ai ishte ndjerë keq ndërsa ishte duke ecur në ambientet e ajrimit.
Navalny u transferua në fund të vitit të kaluar në një koloni penale të Arktikut, e konsideruar si një nga burgjet më të vështira.



