
Të tjera goditje tërmeti në vend. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka regjistruar tre tërmete gjatë natës në vendin tonë.
Sipas të dhënave epiqendra vazhdon të jetë në Korçë, fillimisht në Arrëz dhe më pas në Sheqeras.
Lëkundja e fundit e regjistruar në orën 02:35 ka pasur nje magnitude 2.2 në thellesi 30 km dhe me epiqendër 12 km në Veri te Korçës.
Para saj një lëkundje më e fortë me magnitude 2.9 është regjistruar me epiqendër në Sheqeras. Nuk ka raportime për deme.



