Kreu i Komunitetit Mysliman uron Kurban Bajramin: Pajtohuni dhe faleni njëri-tjetrin

Kreu i Komunitetit Mysliman uron Kurban Bajramin: Pajtohuni dhe faleni njëri-tjetrin

Kryetari i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, përcjell urimin për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

Spahiu thotë në mesazhin e tij se në këtë ditë të shenjtë duhet treguar solidaritet me të afërmit, fqinjët dhe njerëzit në nevojë.

Mesazhi i plotë

Bismilahi-Rrahamini-Rrahim

Me emër të Zotit Mëshiruesit-Mëshirëbëres.

Falënderimet i takojnë Allahut, Krijuesit të botëve.

Paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi Muhamedin (a.s.)

Të dashur qytetarë, nesër, më datë 20 korrik 2021, është festa e Kurban Bajramit.

Allahu i Madhërishëm në suren Kevther në Kuran thotë:

“Ne vërtet të dhamë ty shumë të mira. Andaj ti falu dhe ther kurban për hir të Zotit tënd!”

Ndërsa në suren En’nam na kujton:

“Thuaj: namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për Allahun, Zotin e botëve!”

Të dashur besimtarë, edhe pak orë na ndajnë nga festa.

Kurban Bajrami është një festë e rëndësishme në fenë islame.

Në këtë ditë ne përkujtojmë sakrificën e Ibrahimit (a.s), durimin e pa shembullt të Ismailit (a.s.), atëkohë vetëm një fëmijë, dhe dhembshurinë e nënës heroike Haxhires.

Kurbani na dëshmon se, sakrifica, durimi dhe dhembshuria njerëzore, janë punë të pëlqyeshme te Zoti, nëse duam të përfitojmë mëshirën dhe faljen e të Gjithëmëshirshmit absolut, Zotit të gjithësisë.

“As gjaku e as mishi i kurbaneve tuaja nuk arrin tek Allahu, por tek Ai arrin devotshmëria juaj”, thotë Zoti (xh.sh.) në Kuranin Famëlartë.

Ky Bajram na jep mesazhin që, për të arritur pëlqimin dhe kënaqësinë e Zotit të Madhërishëm, është i nevojshëm sinqeriteti dhe devotshmëria.

Therni Kurbanin nesër, kushdo që ka mundësi, dhe ndajeni atë me njerëzit në nevojë. Kjo vërtetë është një punë e pëlqyeshme të Zoti.

Kurbani është mesazh paqe, përhapeni atë.

Kurbani është gëzim për fëmijët, gëzojini ata me dhurata.

Kurbani është solidaritet, jini solidarë në bajram e në çdo ditë.

Kurbani është pajtim, pajtohuni dhe faleni njëri-tjetrin.

E lusim Zotin të na i pranojë kurbanet, adhurimin dhe lutjet tona.

E lusim Zotin për paqe e prosperitet në vendit tonë dhe mbarë njerëzimin.

Ju dëshiroj paqe, begati e mirësi në familjet tuaja!

Amin!

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy