
Ish-Presidenti i republikës, Ilir Meta, u bë pjesë e Konventës së LSI-së ditën e hënë. Në fjalën e tij para të pranishmëve Meta tha se në këto 5 vite kreu me sukses pozicionin që kishte në presidencë.
Ai theksoi se nga sot do të luftojë për një Shqipëri të lirë dhe demokratike. Ndërsa u shpreh se mezi pret që të rikthehet në presidencë për një mandat të dytë. Por sipas tij kjo do të ndodhë pas 25 vitesh.
Dje siç kisha bërë premtimin publik dorëzova sipas Kushtetutës dhe afatit kushtetues, detyrën e më të lartë të në këtë shtet atë të Presidentit të republikës. Përfundova mandatin e parë si president, dhe në këtë mënyrë pata dhe eksperiencën e të provuarit të 3 pozicioneve më të larta në këtë shtet. Të kryeministrit në moshën 30-vjeçare, të kryetarit të parlamentit dhe të presidentit. Dikush më pyeti nga këto të treja ku je ndier më mirë, pa diskutim në detyrën e Presidentit, mezi pres të rikthehem pas 25 vitesh për të përmbushur mandatin e dytë
Më tej gjatë fjalës së tij, Meta është shprehur se situata politike në vendin tonë është jashtëzakonisht shqetësuese dhe se duhet ndërhyrje urgjente nga të gjithë qytetarët. Ai tha se në pesë vite në postin e presidentit ka parë gjëra, për të cilat më parë nuk kishte dijeni. Metat tha se ka parë rrezik të madh për sovranitetin e Shqipërisë.
Konventa Shqipëria të ketë një qeverisje normale të gumëzhijë nga energjia e të rinjve dhe nga zërat e gëzuar të fëmijëve. Situata është kritike, kërkoj ndërhyrje urgjente të të gjithë qytetarëve, që duhet të marrin përgjegjësi. Nuk mundet më t’ia besojnë përgjegjësitë e tyre kësaj klase politike. Në këto pesë vite kam qenë në një lartësi ku kam parë çdo gjë. Fitova një këndvështrim të ri që më mungonte më parë. Kam parë rrezik për sovranitetin e këtij vendi. Kam parë plan për të ekzekutuar pluralizmin politik dhe për të pasur një fasadë demokraci, ku viktimat nga frika duhet të falënderojnë dhunuesit dhe përdhunuesit se përse nuk po i përdhunojnë akoma më shumë, ku besimi të vritet nga frika. Po ka më keq, nëse prisni nga Meta apo kush do tjetër. Secili të ,arrë përgjegjësi. Ka vetëm një zgjedhje, të zbatohet kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, tha Meta.
Më herët edhe Tedi Blushi, i cili ka qenë këshilltar i Ilir Metës në Presidencë ka mbajtur fjalën në Konventën Kombëtare të LSI duke thënë se të gjithë kanë nevojë për një lidership të fortë që rikthehet në betejë. Ndër të tjera ai tregoi se gjatë kohës kur ishte në Presidencë, çdo ditë ka qenë 2 mars pasi Meta ishte në betejë për mbrojtjen e interesit kombëtar.
Unë i përkas vetëm popullit të 2 marsit dhe vij para jush si njeri i lirë. Populli i 2 Marsit është i etur per Lirine dhe Referendumin. Ju sot po merrni një vendim historik për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Kauza juaj më e madhe do të përshpejtojë edhe integrimin europian. Koha për të shporrur këtë të keqe është sot, liri dhe demokraci. Siç na la amanet Avzi Nela, o liri o vdekje. Askush më mirë se nuk e di se Presidenca ka qenë 2 mars çdo ditë. Jam thellësisht falënderues që kam qenë bashkëpunëtor i tij. Në këto 5 vite, Meta ka qenë në çdo betejë për mbrojtjen e interesit kombëtar. Sot kemi të gjithë nevojë për një lidership të fortë që rikthehet në betejë për Shqipëri më të drejtë, më njerëzore, më të dashur dhe më të dhembshur. Fuqia e popullit të 2 marsit qëndron te bashkimi drejt lirisë. Koha është tani, boll duruam, mjaft indiferencës



