Kryebashkiaku i Durrësit informon publikun dhe ekspertët për projektin e Velerës

Kryebashkiaku i Durrësit informon publikun dhe ekspertët për projektin e Velerës

Bashkia e Durrësit ka organizuar një dëgjesë publike në lidhje me projektin Vela për të sqaruar opinionin publik rreth detajeve teknike të projektit, punimet që janë kryer deri tani, zbulimeve arkeologjike etj.

Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka bashkëbiseduar me përfaqësues të shoqërisë civile, arkeologë, arkitektë, historianë, specialistë të fushave të ndryshme, përfaqësues të Drejtorisë së Monumenteve të Kulturës dhe qytetarë të Durrësit për projektin e Velierës.

Sipas Dakos kjo dëgjesë vjenë pas akuzave të pavërteta në lidhje me investimin e bashkisë dhe sidomos pas akuzave që janë hedhur në drejtimin tonë për shkatërrim të vlerave arkeologjike.

Dako theksoi se investimi po kryhet në zonën arkeologjike B, në të cilën sipas rregullores së Ministrisë së Kulturës të vitit 2010, lejohen punime e po kështu punime janë kryer edhe në një zonë tjetër, të pakategorizuar arkeologjike, pasi dikur kjo zonë ka qenë e mbuluar nga uji i detit. Në lidhje me muret e dala gjatë punimeve, kryebashkiaku Dako tha se asgjë nuk është dëmtuar dhe se gjithçka ndodhet në monitorimin e rreptë dhe ruajtjen e arkeologëve të Institutit të Monumenteve.

Sipas Dakos, Bashkia e Durrësit është tepër e interesuar për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe është e gatshme të veprojë në bazë të vendimit që do të marrin institucionet përgjegjëse për zbulimin dhe ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore”.

Realizmi i këtij projekti tepër të veçantë, që i jep një imazh turistik modern qytetit, është një premtim i kryebashkiakut Dako gajtë fushatës së viti 2015 ku i ka njohur të gjithë qytetarët e Durrësit me këtë projekt. Investimi për rehabilitimin e sheshit para portit dhe ndërtimin e Velierës kap vlerën e rreth 450 milion lekë pa TVSH dhe është investim me fonde të qeverisë shqiptare.  Referenca të zbatuara për projekte të ngjashme janë marë në qytetet e Seviljes, Lisbonës, Marsejës, qytete port të Mesdheut, ku veprat urbane moderne ndërthuren mjaft mirë me trashëgiminë historiko- arkeologjike.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy