
Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në Itali, ku raportohet të jetë aksidentuar një autobus ku ndodheshin 50 refugjatë nga Ukraina.
Zjarrfikësit bëjnë me dije se mjeti doli nga rruga dhe u përmbys dhe për pasojë një person mbeti i vdekur, ndërsa disa të tjerë të plagosur.
Aksidenti ka ndodhur në autostradën A14 ndërmjet Forlit dhe Cesenës, në bregun verilindor.
Shërbimet e urgjencës janë aktualisht në vendngjarje, duke përdorur dy vinça të lëvizshëm për të ngritur mjetin e përmbysur, thanë zjarrfikësit.



