Katër vite përballje me trajtime të gabuara në Shqipëri, Shega rrëfen betejën me tiroiden

Katër vite përballje me trajtime të gabuara në Shqipëri, Shega rrëfen betejën me tiroiden

Të diagnostikohesh në moshë shumë të re me probleme të tiroides dhe të shtosh 20 kilogramë brenda një muaji. Kjo është sfida që ka përjetuar 24-vjeçarja Shega Çela, e ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”.

Ajo rrëfeu betejën me sëmundjen, por edhe zhgënjimin që përjetoi nga trajtimet mjekësore në Shqipëri. 

Sipas saj, trajtimi i duhur erdhi vetëm pasi u ndoq nga mjekë në Greqi, të cilët i thanë se nuk vuante nga problemet e tjera që i ishin përmendur më parë.

Jam diagnostikuar në moshën 20-vjeçare. Brenda një muaji shtova 20 kilogramë. Isha në vitin e dytë të studimeve të larta dhe ishte periudha e provimeve. 

E përjetova me shumë stres dhe më pas kalova edhe gjendje ankthi e depresioni. Pata një shpërthim hormonal. Kur shkova në Fier dhe më pa mami, u habit. Më tha: ‘Çfarë je bërë?’”.

Pas analizave të tiroides, mjekët më thanë se shtimi i menjëhershëm në peshë lidhej me këtë gjëndër. Në çdo vizitë më thoshin se nuk ishte shëndet, por thjesht fryerje. Më dhanë medikamente, por nuk isha e rregullt me to. Kjo sëmundje më shkaktonte ankth, stres, uri të shtuar dhe dhimbje koke. 

Provova dieta ekstreme, por pa sukses afatgjatë. Humbja 10 kilogramë dhe i rifitoja menjëherë. U lodha shumë nga kjo gjendje.

Trajtimet e marra në Shqipëri ishin të shumta dhe të rënda, por nuk e stabilizuan gjendjen. Madje, mw  thanë se disa medikamente nuk duhej t’i ndërpriste, pasi mund të ndikonin në fertilitet, edhe pse ende nuk jam bërë nënë.

Pjesa e trajtimeve këtu më ka mbetur peng. Po merrja shumë ilaçe dhe nuk po shihja përmirësim. Madje më thanë se kisha probleme edhe në mitër dhe gjoks, gjëra që më pas rezultuan të pavërteta.

Pas katër vitesh dhe shpenzimeve të konsiderueshme financiare, familja vendosi ta dërgojë në Greqi për një konsultë më të specializuar.

Kur shkova në Greqi, pas kontrolleve më thanë se nuk kisha asnjë problem në gjoks. 

Në mitër kisha vetëm disa kiste të thjeshta. Ndërsa për tiroiden më sqaruan se bëhej fjalë për hipertiroidizëm dhe se nuk kisha nevojë për ndërhyrje për heqjen e saj. 

Aktualisht, kam nisur një program detox dhe kam arritur të humbasë 10 kilogramë në rreth tre javë, duke shtuar se tashmë ndihem më e stabilizuar dhe më e qetë me gjendjen tim shëndetësore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy