Një aksident automobilistik në Durrës do t’i kushtojë shtrenjt të paktën 7 shoferëve të cilët janë përfshirë në të.
Fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar në gjëndje serioze nga incidenti, por sërish dëmet materiale janë të shumta. Konkretisht kanë ndodhur dy incidente pak metra larg njëri tjetrit, ku 7 makina në total janë përplasur.
Në përplasjen e parë janë përfshirë 3 makina, një “Ml 320”, “Audi A6”, “Opel Astra” dhe një “Volksëagen Passat”.
Në aksidentin e dytë vetëm pak metra më tutje janë përplasur dy makina të tipit ”Pasat”, “Mercedes” dhe “Ford Ka”.



