Si mund të ketë ndikuar ndryshimi i klimës në shfaqjen e COVID-19

Si mund të ketë ndikuar ndryshimi i klimës në shfaqjen e COVID-19

Ndryshimi i klimës mund të ketë nxitur shfaqjen e virusit COVID-19 përmes rritjes së pyjeve në zonat e pasura me shi.

Kështu pretendon një studim i ri i botuar javën e kaluar në revistën Science of the Total Environment.

Sipas studimit virusi ka të ngjarë të ketë ekzistuar më parë, por tashmë erdhi në vëmendjen tonë, duke bërë kërcimin nga disa kafshë tek qeniet njerëzore.

Gjatë shekullit të kaluar, dioksidi i karbonit dhe gazrat serë filluan të nxisin ndryshimin e klimës, të shprehura ndër të tjera në ngrohjen globale. Dioksidi i karbonit dhe ngrohtësia janë të dobishme për pemët e gjithçka tjetër duke përfshirë këtu edhe lakuriqët e natës.

Nuk është provuar kategorikisht që SARS-Cov-2, agjenti viral të cilin e quajmë COVID-19 për shkak të vitit të zbulimit, ka ardhur nga lakuriqët e natës. COVID-19 mund të ketë ardhur nga lakuriqët e natës ose përmes një specie tjetër tek njerëzit.

Koronavirusi është një familje e tërë virusesh. Ftohja e zakonshme shkaktohet nga koronavirusët. Lakuriqët e natës dyshohet të kenë qenë origjina e më shumë se një lloji koronavirusi që janë përçuar tek njerëzit, përfshirë SARS-in e parë, MERS (sindroma respiratore e Lindjes së Mesme) dhe tashmë COVID-19.

Sipas autorëve të studimit, Robert Beyer i Universitetit të Kembrixhit dhe Camilo Mora të Universitetit të Havait, sa më shumë specie lakuriqësh të ketë një zonë e caktuar, aq më shumë lloje koronavirusi ekzistojnë.

"Numri i CoV-ve të pranishëm në një zonë është i lidhur ngushtë me pasurinë lokale të specieve të lakuriqëve, e cila nga ana tjetër ndikohet nga kushtet klimatike që drejtojnë shpërndarjet gjeografike të specieve", shkruajnë ata.

Sa domethënëse është kjo? Temperaturat globale janë rritur mesatarisht me mbi një shkallë dhe dioksidi i karbonit ka arritur nivele të para miliona vjet më parë, ndërkohë që 40 lloje lakuriqesh më shumë janë zhvendosur në provincën Yunnan shekullin e kaluar, duke çuar numrin në afërsisht 100 lloje.

Në këtë zonë të Azisë, bimësia dhe lakuriqët e natës po lulëzojnë dhe SARS-Cov-2 pothuajse me siguri u zhvillua aty.

Lakuriqët e natës janë i vetmi gjitar aviator që ka kujtesë të shkëlqyer hapësinore dhe gjithashtu besohet se mes gjithë gjitarëve, lakuriqët e natës mbajnë më shumë viruse zoonotike, të cilat mund të infektojnë njerëzit.

Ende nuk ka prova të qarta se sëmundja që po shkatërron botën filloi nga lakuriqët e natës, por studimet e lidhin këtë drejtpërdrejt me ndryshimin e klimës përmes një zinxhiri: ndryshimi i klimës, ngrohja globale, rritjet e pyjeve, lakuriqët e natyrës, njerëzit presin pemët dhe shkelin habitatet e kafshëve dhe hanë lakuriqët e natës, qofshin të pjekur apo supë.

Përfundimi është se sa më shumë të shkelim habitate natyrore, aq më shumë sëmundje virale dhe sëmundje të tjera ka të ngjarë të hasim tek kafshët që jetojnë atje, sëmundje të cilat mund të përçohen tek njerëzit dhe më pas transmetohen ndërmejt tyre.

*Marrë nga Haaretz

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy