
Gjykata e Lartë ka nisur sot shqyrtimin për rishikimin e pjesshëm të një vendimi unifikues të vitit 2011, i cili lidhet me standardet për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.
Ish-prokurori Eugen Beci, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, analizoi tre pikat kryesore të këtij vendimi, të cilat sipas tij do të jenë një test për Gjykatën e Lartë.
Vendimi unifikues i vitit 2011 nuk u zbatua në praktikë në proceset gjyqësore. Ti do të thuash se është në arrest me burg, se nuk bën arrest në shtëpi, pse nuk bën garancia pasurore, pra me prova konkrete jo formula standard. Ai vendim kishte edhe një problem tjetër, që barrën e provës e ka mbrojtja, më saktë i pandehuri.
Gjykata e Lartë kishte të drejtë të ndërhynte me një vendim unifikues.
Ky vendim kërkon të përcaktojë tre elemente thelbësore dhe mbetet për t’u parë nëse ato do të reflektohen në vendimin e ri dhe nëse gjykata do ta kalojë këtë test.
Së pari, mungesa e alternativave, pse duhet domosdoshmërisht masa ‘arrest në burg’ dhe pse nuk aplikohen masa të tjera më të lehta.
Së dyti, rreziku nuk duhet të vlerësohet vetëm nga vepra penale, por edhe nga rrethana të tjera konkrete.
Duhen prova konkrete. Vendimi thotë që barrën e provës e ka i pandehuri, pra më merr të pandehur por më provo nëse jam i fajshëm apo jam i pafajshëm.
Në gjykatat shqiptare pas vitit 2021 kërkesat për vendosjen e masave të sigurimit janë klishe: ekziston rreziku i largimit, i shmangies dhe njëlloj për të gjithë, si ata për drejtim mjeti oa patentë si ata për vrasje. Duhet t’i kesh provat e sakta dhe të plota. Por nuk është te standardet e Strasburgut.
Gjithë këto vështirësi kanë kërkuar që paraburgimi është zgjidhja e fundit.
Mos vallë cenon sigurinë juridike vendimi më i fundit i Gjykatës së Lartë, sepse ne kishim një vendim unifikues të vitit 2011 dhe një gjykatë e lexonte, një nuk e lexonte.
Në rast se ne duam një ndryshim, duhet bërë ndryshimi ligjor, sepse ai jep siguri juridike. Edhenë Kodin e Procedurës Penale, neni 228 e në vijim, fakti se si caktohet arresti me burg dhe alternativat e tjera, duke mos e lënë një vendim unifikues, i jep të drejtë edhe ‘Andit’ që është pastrues dhe ‘Eugenit’ që është kryetar bashkie.



