Deputeti Lavdrim Krashi deklaroi në studion e “MCN Live” se shkarkimi i Damian Gjiknurit nga posti i tij si sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste ka ardhur për shkak të performancës së tij në krye të kësaj strukture. Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Krashi tha se Gjiknuri nuk e arriti ta ngrinte 'Akademinë Politike', detyrë që i ishte besuar në momentin kur mori postin e tij. Sipas deputetit,vendimi për shkarkimin e Sekretariatit dhe veçanërisht Damian Gjiknurit nuk ka lidhje me performancën e personave që janë drejtues politik në qarqe. "Pika e parë kishte të bënte me leximin e votës në zgjedhjet e 14 majit ku PS u vesh me përgjegjësi të lartë. Në radhë të parë pushteti lokal ka lindur para pushtetit qendror, është pushtet i rëndësishëm. Pushteti vendor në shoqëri është jo fort i respektueshëm. Leximi i votës është lexim që kryetarët e bashkive, anëtarët e Këshillit Bashkiak kanë përgjegjësinë për të qenë shërbëtorë shembullorë. Koha kur kryetarët sillen si bajraktarë apo pronarë të zonës ka mbaruar. Çuçi, ministrat janë në qeveri, ka situata kur japin dorëheqje, por në rastin e Çuçit jam i mendimit ishte një rast fatkeq për një ngjarje shumë të rëndë që ndodhi në një zonë dhe qeveria u detyrua të riformatohej. Çuçi, jam i kënaqur që Asambleja e vendosi si kryetar të grupit parlamentar, është politikan i kalibrit të lartë. Është një nga ministrat e brendshëm më pak të përfolur për afera apo për përfshirje në aktivitete të paligjshme. Pika e dytë kishte të bënte me performancën e strukturave të PS. Veçuat rastin e shkarkimit të Gjiknurit. Duhet parë në kontekstin e vërtetë. Është shkarkuar gjithë sekretariati, d.m.th. sekretari i përgjithshëm plus 8 të tjerë. Kjo ka lidhje me performancën. Sekretari i përgjithshëm plus 8 të tjerë. Një nga detyrat që i ishte ngarkuar sekretarit të përgjithshëm ishte krijimi i asaj Akademisë Politike, që të gjithë e dinë që nuk është bërë. Nuk do të thotë që Gjiknuri është i dështuar, ka vlerën e tij, aktivitetin e tij. Por parë në këndvështrim se çfarë arriti në 2 vjet Asambleja mendoi se nuk i ka kryer punën në atë standard që ishte në pritshmërinë e anëtarëve . U pa e udhës të largohej, ata janë anëtarë dhe kontribues të vyer. Sikur thashë për Akademinë, që do quhej makineria për ngritjen e politikanëve të rinj, e njëjta gjë mund të them për sektarin për marrëdhëniet për Diasporën. Kemi parë pak aktivitete. Po jap arsyet, nuk ka lidhje me individët. Individët janë të rëndësishëm për PS. 6-7 nga 8 sekretarët janë dhe deputetë të parlamentit, janë njerëz të zgjedhur. PS është makineri elektorale. Ne fituam një palë zgjedhje dhe përgatitemi për 2025. Kjo nuk ka lidhje me performancave e personave që janë drejtues politik në qarqe. Kjo gjë nuk është përmendur fare. Nuk ka lidhje me rezultatin në zgjedhjet lokale".



