Skuadra e drejtuar nga ish-trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi, triumfoi në finale me rezultatin 1-0. Fitorja për Italinë erdhi pas një autogoli të realizuar nga grekët në minutën e 23-të. Kështu, Italia mund Greqinë dhe shpallet fituese e turneut miqësor të bamirësië, organizuar nga Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë. Të ardhurat e grumbulluara do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Greqia mund Turqinë
Miqësorja e dytë në stadiumin “Air Albania” vuri përballë Turqinë me Greqinë. Një 30-minutësh që solli më shumë emocion sesa ndeshja e parë, takimi përfundoi me fitoren e grekëve.
Pavarësisht përpjekjeve të të skuadrave, rezultati arriti të zhbllokohej vetëm në minutën e 32-të pas penalltisë së kthyer në gol nga Karagunis. Tentaviat e Turqisë për të barazuar nuk arritën të finalizoheshin.
Tashmë pritet përballja e Greqisë me Italinë, e cila mundi Shqipërinë në nisje të takimeve-maratonë në fushën e blertë.
Italia mund Shqipërinë
Italia është fituesja e miqësores me Shqipërinë. Italia u kualifikua vetëm pas 11 metërshave pasi koha e rregullt përfundoi 1-1. Golit të Esposito në minutën e 16 iu kundërpërgjigj Bogdani në minutën e fundit. Klodian Duro humbi 11-metërshin për skuadrën shqiptare. Italia pret fituesen e çiftit Turqi-Greqi që starton tani.
Në stadiumin “Air Albania Stadium”, emrat si Hasi, Strakosha, Rraklli apo Tare sfiduan kombëtaren e Italisë, që në këtë takim kishte si trajner Gianni De Biasin.
Brezi i këtyre lojtarëve u përket viteve ‘90 dhe 2000. Në atë kohë nuk u realizua dëshira e gjithë shqiptarëve dhe këtyre lojtarëve që të ndesheshin në Europian apo Botëror me "azurët".
Ndërkohë që interesi i spektatorëve nuk është shumë i lartë. Skuadrat luajtën 30 minuta, ndërsa fituesja ndeshet me fituesen e çiftit tjetër, Greqi-Turqi.
Ndeshjet për bamirësi janë organizuar nga Sindikata e Futbollistëve të Shqipërisë.



