Lorik Zeqiri është djali i vogël 9 vjeçar i cili emrin e ka marrë nga futbollisti i njohur Lorik Cana të cilin e ka dhe idhull.
Në një intervistë në 'Zgjohu me MCN' ai tregon realizimin e ëndrrës së tij duke takuar Canën ndërsa rrëfen dhe historinë për emrin e tij që ja kanë vendosur prindërit.
Unë për herë të parë Lorikun e kam parë në një ndeshje dhe kur ai fitonte gëzohesha për golat. Takimin mes dy Lorikëve e ka bërë të mundur gazetari i sportit Flori Thomaj.
Jam gëzuar shumë kur mora vesh se Lorik Cana pranoi të më takonte mua. U takova me Florin në një lokal dhe shkuam më pas te puna e Canës për ta takuar.
Ishte një takim me emocione. Dhe kur të rritem dua të bëhem si Lorik Cana.



