"Dobësia e Rusisë është evidente. Është dobësi në shkallë të gjerë. Dhe sa më gjatë që Rusia të mbajë trupat dhe mercenarët e saj në tokën tonë, aq më shumë kaos, dhimbje dhe probleme do të ketë më vonë". Ky është reagimi i parë i presidentit Volodymyr Zelensky, në kanalin e tij Telegram, mbi atë që po ndodh midis Moskës dhe milicisë Wagner të Prigozhin. “Kushdo që zgjedh rrugën e së keqes shkatërron veten. Kushdo që dërgon kolona ushtarësh për të shkatërruar jetë njerëzore në një vend tjetër nuk mund t'i pengojë ata të ikin dhe të tradhtojnë kur jeta reziston", shtoi ai. Më herët, këshilltari presidencial Mykhailo Podolyak shkroi në Twitter: 48 orët e ardhshme do të përcaktojnë statusin e ri të Rusisë. Qoftë një luftë civile e plotë ose një tranzicion i negociuar i pushtetit ose një armëpushim i përkohshëm përpara fazës tjetër të rënies së regjimit të Putinit, të gjithë lojtarët e mundshëm tani po zgjedhin anët. Deri më tani ka një heshtje shurdhuese të elitës në Rusi”.



