Një grua nga Zelanda e Re vdes pas vaksinimit me Pfizer

Një grua nga Zelanda e Re vdes pas vaksinimit me Pfizer

Zelanda e Re ka raportuar atë që beson se është vdekja e saj e parë e lidhur me vaksinën Pfizer. Një bord i pavarur i monitorimit të sigurisë së vaksinave tha se vdekja e gruas ishte "ndoshta" për shkak të miokarditit, një inflamacion i muskujve të zemrës.

Bordi gjithashtu vuri në dukje se ka dhe çështje të tjera mjekësore që mund të kenë "ndikuar në rezultatin pas vaksinimit".

Rregullatorët evropianë thonë se miokarditi është një efekt anësor "shumë i rrallë" dhe se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet.

Shkaku zyrtar i vdekjes ende nuk është përcaktuar. Sidoqoftë, Bordi i Pavarur i Monitorimit të Sigurisë për Vaksinën Covid-19 tha që miokarditi ishte "ndoshta për shkak të vaksinimit".

"Ky është rasti i parë në Zelandën e Re ku një vdekje në ditët pas vaksinimit është lidhur me vaksinën Pfizer COVID-19. Ndërsa Qendra për Monitorimin e Reagimeve Anësore ka marrë raporte të tjera të vdekjeve kohët e fundit, asnjë nuk konsiderohet i lidhur ndaj vaksinimit", thuhej në një deklaratë.

Vdekja e gruas është duke u hetuar më tej dhe një mjek ligjor do të vendosë për rastin. Zyrtarët nuk kanë dhënë detaje të tjera, përfshirë moshën e gruas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy