Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, komentoi ndryshimet ligjore që pengojnë gjykatat të pezullojnë ministrat dhe funksionarët e lartë, duke analizuar ndikimin politik dhe juridik të situatës aktuale.
Fevziu vuri në dukje se mbërritja e SPAK në derën e Ballukut është një “trokitje në dhomën e kryeministrit”, duke sugjeruar se kryeministri po përballet me sfida serioze ndaj kontrollit ligjor.
E para që Rama ka nisur një përplasje me SPAK duket… Gjykata Kushtetuese do ishte e mirë të interpretonte nëse një ministër pezullohet dot apo jo.
Sipas Fevziut, ndryshimet ligjore i kanë dhënë një lloj imuniteti ministres Balluku, duke e bërë të pamundur pezullimin e saj nga detyra.
Me këtë ligj, Balluku mund ta çojë çështjen në Kushtetuese dhe pas disa muajsh e rikthejnë prapë në detyrë. Frika më e madhe e politikës shqiptare është se SPAK ka mbështetje ndërkombëtare dhe kanë frikë se ç ‘mund të ndodhë në një moment nëse SPAK do pezullonte kryeministrin.
Fevziu theksoi gjithashtu se situata politike është delikate dhe se mandati i Ramës ka nisur në mënyrë problematike.
Problemi i dytë është se Rama e ka nisur këtë mandat shumë keq dhe mendoj se ai është në një pozitë shumë delikate. Skandali me AKSH-in dhe akuzat ndaj Ballukut janë shumë të mëdha, prandaj mbetet të shihet se sa do jetë drejtësia e aftë të bindë gjykatën për këto akuza.



