
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur në fshatin Dars të Klosit, ku një automjet përfundoi në përrua.
Policia ka arrestuar drejtuesin 24-vjeçar të mjetit, shtetasin me inicialet Andi Losha, i cili është larguar nga vendngjarja duke mos i dhënë ndihmë pasagjerit 30-vjeçar që ndodhej në brendësi të makinës.
Shoferi ka rezultuar nën ndikimin e alkoolit. Ndërkaq vijojnë kërkimet nga polumbarët e RENEA-s për pasagjerin Jurgen Karaj, të cilin dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.
“Gjatë veprimeve për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan shtetasin A. L., 24 vjeç, i cili dyshohet se pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendngjarja. Ky shtetas iu nënshtrua testit të alkoolit, nga i cili rezultoi se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Ndërkohë, polumbarët e RENEA-s, shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit vijojnë kërkimet në përroin e fshatit Dars për gjetjen e pasagjerit, shtetasit J. K”.



