Iku nga PD-ja, Lefter Maliqi flet në mitingun e PS, i thotë Ramës: I nderuar zoti kryeministër

Iku nga PD-ja, Lefter Maliqi flet në mitingun e PS, i thotë Ramës: I nderuar zoti kryeministër

Kandidati në listat e PD-së, Lefter Maliqi ishte sot në Lapardha me Ramën, ku hapi fushatën e PS-së atje. Maliqi shprehu bindjen se PS-ja do të marrë 5 deputëtë në Berat.

Gjatë fjalës së tij, Maliqi vlerësoi Ramën si kryeministër që do qëndrojë në postin e tij deri në vitin 2021.

“Ne sot jemi më të fortë se kurrë. Dua t’i siguroj kryeministrit Edi Rama një fitore të thellë sepse këtu kemi një mesazh, mesazhin e bashkimit të madh.

Të majtë e të djathtë bashkë për të votuar numrin 2, për një fitore të thellë në qarkun e Beratit. Blendi Klosi është me fat se është i pari. Por me fat është edhe Fadil Nasufi i katërti.

Ju e dini që unë doktorët i kam qejf, dhe po ju them i pesti në listën e PS-së është mjeku i Beratit Konomi. Të punojmë fort për të marrë 5 mandate.

Të votojmë së bashku numrin dy, të vazhdojmë së bashku për fitore dhe investime. I nderuar zoti kryeministër.

Ju keni thënë që ne do marrim 71 mandate, por po ju them që 5 mandate i ke në Berat, 71 nga Fieri e tutje. Mos u gënjeni as nga UFO-t që po premtojnë shkolla, as nga të majtët e të djathtët”, tha ish-kandidati i PD-së.

Pas tij e mori fjalën kryeministri Rama. “Kjo është e paprecedentë “, tha Rama. “Maliqi iu bashkua PS-së jo për interesat e tij”, vijoi ai.

“I jam mirënjohës Lefterit që me kurajë qytetare dhe me vetëdije politike na u bashkua në këtë betejë e cila nuk është një betejë mes partish por një betejë mes të ardhmes dhe të shkuarës”, deklaroi Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy