Situata e krijuar nga zjarri në masivin pyjor në dalje të qytetit të Lezhës vijon të jetë problematike.
Mësohet se flakët ndodhen pranë banesave duke rrezikuar njërën prej tyre. Bëhet me dije se pranë vatrës së zjarrit ndodhet një pikë karburanti.
Në terren ndodhen zjarrfikësit të cilët po luftojnë me flakët që prej paradites.



