
Gazetari Sokol Bregu tha në studion e MCN Live se dyshon se Ergys Agasi nuk është larguar nga Shqipëria, pasi fuqinë e tij ai e ka brenda vendit. Sipas Bregut, Agasi nuk mund të kërkojë azil si Ahmetaj dhe nëse ai është jashtë vendit arrestohet brenda një jave.
Është dosje ku avokatët do të luajnë për ulje dhe minimizimin e dënimeve të klientëve të tyre. Në aktet që kanë marrë nuk mendojnë kurrë se mund të shkojnë në pafajësinë e klientëve të tyre.
Haxhia tha është jashtë Shqipërie për të realizuar një kontratë. Avokati mund të ketë të drejtë se vonon dalja e kërkimit ndërkombëtar. Nga kërkesa që ka bërë SPAK, kërkimi ndërkombëtar zgjat 15 ditë. Kur të kalojnë 15 ditë, që është në prag të Vitit të Ri, është detyrim për ta nxjerrë në kërkim ndërkombëtar. Nuk është nxjerrë në 2–3 ditët e para.
Agasi nuk mund të jetë në Dubai. Dubai është i pasigurt, të gjithë po largohen. Nuk mundet që një personazh i këtij rangu të niset në Dubai. Sigurinë më të madhe e ka në Shqipëri. Kërkesën e bën prokurori dhe e certifikon gjykata, por kush e kryen? Policia! Policia ka qenë në shërbim të tij. Aty ka të dhëna të mjaftueshme që e lidhin personin në fjalë me lidhjet e tij të ngushta në Policinë e Shtetit në nivelet më të larta. Atij i shërben Policia e Shtetit për të goditur kundërshtarët, për të kontrolluar tregun.
Roli i Agasit në dosje del shumë dimensional.
Unë ngre dyshime që Ergys Agasi është në Shqipëri. Nuk mund të largohet, se ai këtu e ka forcën. Jashtë Shqipërisë do të burgosej brenda javës. Agasi nuk është Ahmetaj që do të kërkonte azil, se nuk do t’ia jepte asnjë vend. Shtetet për ish-ministrat e politikanë shohin një procedurë ndryshe. Akuza e Ahmetajt është e vogël. Agasi ka akuza për pengmarrje, grup të strukturuar kriminal. Nuk mund të përfitojë azil. Qenia jashtë vendit do të ishte problem. Ka informacion që mund të ketë lëvizur disa ditë më parë në mënyrë të paregjistruar në pikat e kalimit kufitar. Dhe kjo nuk është se do të rrëzohej nga vendi pritës.
Nuk e besoj se do të vetëdorëzohet. Vetëdorëzimi do ta çonte në një telash të madh. Ai mund të jetë i fortë jashtë burgut, por në burg nuk do ta kishte fuqinë që ka. Nuk është i përgatitur fort për burg një personazh i tillë. Do t’i luajë mekanizmat nga jashtë.
Bregu tha se dosja e AKSHI-t është e ndarë në 3 pjesë, ku një ndër to është hipoteka.
Një pjesë e madhe e medias është duke e trajtuar si një fatkeqësi të madhe, ndryshe nga historitë e tjera të dosjeve. Dosja dhe hetimi është cilësor. Të gjitha ata që mund të preken nga videot janë duke u bindur që nuk ka asgjë kundër tyre. Kjo është logjika, çfarë mendonte Agasi dhe Karçanaj përpara se të vinin në këtë pikë: Që ishin të paprekshëm. Këtë bindën dhe tek partnerët. Problemi është se kush mendon kështu përfunduan atje. Në arrati nuk mund të rrish gjithë jetën.
Kjo dosje është ndarë në 3. AKSHI është vetëm një dosje. Pastaj fillojnë të tjerat. Janë hipotekat, lidhjet në polici, korrupsioni, janë disa dosje që janë ndarë nga ky hetim. Kur ke një dosje që mund të lidhet me disa aktivitetet të dyshuara kriminale, nuk i hetuan në një, por veç e veç. Edhe kjo dosje nuk është vetëm AKSHI. Kjo dosje ka të lidhur dhe dhjetëra të tjerë.



