Meksi: Dyshime për ndërhyrje në tenderin 9.5 mln euro të DVB-T2 të RTSH-së, duhen hetime të thelluara

Meksi: Dyshime për ndërhyrje në tenderin 9.5 mln euro të DVB-T2 të RTSH-së, duhen hetime të thelluara

Drejtori i Përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, ka ngritur shqetësime mbi mënyrën se si zhvillohen disa procedura të rëndësishme të prokurimeve publike në Shqipëri, duke u ndalur veçanërisht te tenderi për platformën DVB-T2 të RTSH-së me vlerë rreth 9.5 milionë euro.

 

Në MCN Live, Meksi tha se në Shqipëri shpesh ekziston perceptimi dhe tentativa për paracaktim të fituesve në tendera, çka sipas tij kërkon hetim dhe vëmendje institucionale.

 

Çdo tender që bëhet në Shqipëri ka palë që tentojnë ta bëjnë pis, pra të paracaktojnë fituesin. Nuk është çudi të ndodhë kjo, por duhet provuar kur ka paracaktim. Shteti duhet të organizojë garën dhe institucionet përgjegjëse, përfshirë prokuroritë dhe SPAK, duhet të bëjnë verifikimet. Në këtë kuptim, këto debate duhet të vazhdojnë dhe të saktësohen rrethanat.

 

Ai shtoi se në rastin e tenderit DVB-T2 janë ngritur dyshime për ndërhyrje në procedurë dhe për përdorim të dokumentacionit të dyshuar si të falsifikuar, duke përmendur edhe skualifikime të kompanive të përfshira.

 

Sipas tij, procedura ka pasur zhvillime të përsëritura ndër vite dhe është shoqëruar me debat institucional dhe ligjor, ndërsa theksoi rolin e Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), i cili sipas tij pas ndryshimeve ligjore të vitit 2020 ka një rol kryesisht juridik dhe vendimmarrës.

 

Meksi përmendi gjithashtu edhe çështje që lidhen me AKSHI-n dhe AKSK-në, duke ngritur shqetësime për mungesë transparence në regjistrimin e komunikimeve institucionale.

 

Në deklarimin e tij, ai komentoi edhe sulmet kibernetike ndaj e-Albania, duke i cilësuar si tregues të një situate të ndërlikuar në infrastrukturën digjitale dhe sigurinë e shërbimeve publike.

 

Situata tregon se ka problematika serioze, ndërsa ndërhyrjet dhe dezinformimi ndikojnë në vonesa dhe në funksionimin normal të shërbimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy