Ajo në Ukrainë, vajza e saj në Izrael/ Telefonata gjatë luftës midis Anës dhe Sashës

Ajo në Ukrainë, vajza e saj në Izrael/ Telefonata gjatë luftës midis Anës dhe Sashës

Një histori dashurie, një fill metaforik dhe telefonik që bashkon një nënë dhe një vajzë, në sfondin e luftës.

Bota duhet të jetë çmendur nëse në mesin e shekullit të 21-të, kur një nënë flet me vajzën e saj në telefon, të dy zërat e tyre mbyten nga zhurma e sirenave të sulmit ajror, por njëra është në Kharkiv dhe tjetra në Tel Aviv.

Me këto fjalë, të postuara në Facebook, blogerja, shkrimtarja dhe ish-gazetarja ukrainase Anna Gin, ka rrëfyer dramën e dy konflikteve të pak ditëve më parë mes Izraelit dhe Hamasit.

Ishte 7 tetori i kaluar, pak orë pas lajmit se Hamasi kishte përhapur vdekjen në Izrael, kur blogerja telefonoi menjëherë Tel Avivin ku qëndronte vajza e saj Aleksandra, të cilën ajo e quan me dashuri “Sasha”.

Një vit më parë vajza e saj kishte ikur nga Kharkiv, në Ukrainën lindore, për t’i shpëtuar luftës dhe për t’u nisur drejt Izraelit. Për të rënë më pas në të njëjtin makth.

Vajza, 23 vjeçe, kishte zgjedhur Tel Avivin për t’u përpjekur që të ndërtonte një të ardhme larg luftës. Ajo zgjodhi të regjistrohej në universitet dhe hyri në botën e marketingut, në atë që dukej si një jetë normale. Por kjo nuk ndodhi.

Nënë e bijë folën në telefon më 7 tetor, ndërsa në sfond dëgjoheshin raketat e Hamasit drejt Tel Avivit dhe raketat ruse drejt Kharkiv.

“Isha e tmerruar për Sashën, por ajo u përpoq menjëherë të më qetësonte”, shpjegoi shkrimtarja 50-vjeçare për agjencinë italiane Agi.

Në vitin 2022, ajo kalou më shumë se një muaj në Kharkiv, gjatë pikut të bombardimeve në mars dhe prill dhe di të menaxhojë shpërthimet, bunkerët, bombarduesit luftarakë.

Çdo nënë dëshiron që fëmija i saj të argëtohet, të kërkojë dhe më pas të kuptojë rrugën e tij, dëshiron ta shohë atë të qesh dhe të mos qajë, ulur në një bodrum për t’u strehuar nga bombat.

Ajo nuk mund të durojë që një gjë e tillë të fillojë përsëri. Jam e shqetësuar se do të qëndrojë në Izrael, por e pranova zgjedhjen e saj dhe tani e kaloj ditën duke lexuar lajmet që vijnë prej andej.

Gruaja shpjegon më tej se vajza e saj është dashur të strehohet në një bunker për të shpëtuar nga raketat.

Ndërsa Gin, nga ana e saj nuk dëshiron të largohet nga Ukraina. Deri në shkurt 2022, kur filloi konflikti me Rusinë, ajo ishte një familje e bashkuar plot gëzim dhe lufta theu çdo buzëqeshje.

“Prindërit e mi janë dy kryqe në një varrezë në Kharkiv, të cilët vdiqën nga një atak në zemër kur raketat ranë në oborrin e shtëpisë së tyre. Vajza ime është një zë në telefon, në një vend tjetër në luftë. Nuk ka më një vend të sigurt sot në Izrael, ashtu siç nuk ka pasur një të tillë në Ukrainë për një kohë të gjatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy