
Shqipëria nuk ka mundur të ekzekutojë disa nga vendimet e fituara në Gjykatën e Strasburgut duke humbur mbi 10 milionë euro të ardhura që duhej të shkonin në buxhet. Auditimi i KLSH zbulon se problemet financiare rëndohen edhe nga çështje humbjeje në arbitrazh me rreth 180 milionë euro.



