Protestuesit kalojnë natën para Kryeministrisë, policia u kërkon të largohen në mëngjes

Protestuesit kalojnë natën para Kryeministrisë, policia u kërkon të largohen në mëngjes

Disa prej qytetarëve që morën pjesë në protestën e 21-të kundër projektit të Zvërnecit kanë qëndruar gjatë gjithë natës përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar në mënyrë simbolike kundërshtimin e tyre edhe pas përfundimit të tubimit. 

 

Mëngjesin e sotëm, efektivët e Policisë së Shtetit u kanë bërë thirrje protestuesve të largohen nga zona përpara institucionit. Megjithatë, disa prej tyre kanë vijuar të qëndrojnë aty, duke deklaruar se do të vazhdojnë rezistencën e tyre kundër projektit. 

 

Mbrëmjen e së shtunës, mijëra qytetarë nga zona të ndryshme të vendit u mblodhën në kryeqytet në protestën e radhës, e cila shënoi tubimin e 21-të kundër projektit të Zvërnecit. 

 

Protestës iu bashkuan edhe shumë emigrantë të ardhur nga vende të ndryshme, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për kauzën e qytetarëve. 

 

Tubimi nisi në orën 18:00 dhe vijoi për disa orë në rrugët e Tiranës, ndërsa një pjesë e protestuesve vendosën të mos largoheshin, duke e kaluar natën përpara Kryeministrisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy