
Ministri i Brendshëm britanik, Priti Patel, ka urdhëruar ekstradimin e Julian Assange në Shtetet e Bashkuara .
Drita jeshile u dha pasi procedura gjyqësore në Britaninë e Madhe për aferën e aktivistit australian kishte përfunduar.
"Është një ditë e zezë për lirinë e shtypit", komenton WikiLeaks.
Assange rrezikon të vuajë një dënim shumë të rëndë në një burg amerikan për ndihmën në shpërndarjen e dokumenteve konfidenciale përmes platformës online Wikileaks që përmban gjithashtu informacione mbi krimet e luftës të kryera nga forcat amerikane në Irak dhe Afganistan.
Siç shkruan Reuters vendimi nuk do të thotë fundi i betejës ligjore të Assange.
Ai mund të apelojw në Gjykatën e Lartë të Londrës ose në fund mund të përpiqet ta çojw çështjen në Gjykatën e Lartë të Mbretërisë së Bashkuar.



