"Xhadat"/Transporti i mishit pa mjete frigoriferike në Tiranë, AKU asnjë masë pas denoncimit të "qytetarit" (VIDEO)

"Xhadat"/Transporti i mishit pa mjete frigoriferike në Tiranë, AKU asnjë masë pas denoncimit të "qytetarit" (VIDEO)

Emisioni "Xhadat" denoncoi shkeljen e kushteve të transportit të mishit në Tiranë ku nga zona e njohur si “Frigoriferi” ose ish-gazhina e mishit, produktet e mishit që blihen me shumicë transportohen me mjete të zakonshme, jofrigoriferike. Në pamjet e transmetuara nga "Xhadat" mishi ngarkohet në vetura dhe furgona jofrigoriferikë.

Për të denoncuar këtë paligjshmëri gazetari Andi Llabuti, duke u prezantuar si qytetar telefonoi në numrin e gjelbër të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Vajza e cila u përgjigj në këtë numër kërkoi nga "qytetari" edhe disa foto nga rasti, të cilat gazetari ja dërgoi në e-mail. Sipas punonjëses së AKU-së procedura që ndiqej pas denoncimit ishte përcjellja e informacionit pranë Drejtorisë së AKU Tiranë, e cila më pas do të inspektonte duke marrë dhe masa.

Denoncimi tek Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë më datë 17 nëntor. Pesë ditë pas denoncimit tek ish-gazhina e mishit asgjë nuk kishte ndryshuar. Mishi vazhdonte të transportohej pa mjete frigoriferike. 10 ditë pas denoncimit tek AKU-ja, as "qytetarit" gazetar nuk i ka mbërritur asnjë përgjigje. Kjo tregon se institucioni më i lartë i garantimit të sigurisë ushqimore në vend, edhe kur merr denoncime, nuk vepron.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy