
Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar qytetarët amerikanë për rrezikun e “arrestimit” në Rusi, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Sipas Uashingtonit kjo lëvizje mund të ndërmerret për shkak të qëndrimit të SHBA-ve ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe sanksioneve të vendosura ndaj Moskës.
Departamenti u bëri thirrje amerikanëve që të mos udhëtojnë në Rusi ose të largohen nga vendi "menjëherë", duke përmendur mundësinë e qëndrimeve të mundshme kërcënuese ose arbitrare në zbatimin e ligjeve lokale.
Basketbollistja profesioniste Brittney Griner është ende e ndaluar në Moskë, e arrestuar në shkurt me mbërritjen e saj në aeroportin e kryeqytetit rus, e akuzuar për posedim lënde narkotike.



