Pregja: Arbitrat shqiptarë, nivel më i lartë se disa që ishin në Botëror

Pregja: Arbitrat shqiptarë, nivel më i lartë se disa që ishin në Botëror

Disenjatori i arbitrave në FSHF, Bujar Pregja, ishte i ftuar në emisionin “SportZone” në MCN TV, ku u shpreh se gabimet e gjykimit këtë sezon, kanë qenë të vogla.

Më tej, Pregja deklaroi se niveli i arbitrave në Shqipëri, është më i lartë, se disa arbitra në Botëror, referuar gabimeve të bëra.

Nuk duhen keqpërdorur shumë gjëra ndaj arbitrave. Ka momente kur nuk dalin gjërat konkrete. Duhet thënë se arbitrat kanë bërë një punë shumë të mirë. Mund të kenë ndodhur gabime fare të vogla për këtë sezon. Të gjithë gabojnë, por ai që gabon më pak është më i miri.

Në Botëror pamë shumë gabime të arbitrave. Ndoshta arbitrat tanë janë në një nivel më të lartë, se disa arbitra që ishin në Botëror. Ishte pjesëmarrje nga të gjitha kontinentet. Niveli i disa arbitrave tanë, është me sinqeritet më i lartë se disa që ishin në Botëror.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy