Ish-shefi i Postës Sekrete në Ushtrinë Shqiptare, Ndriçim Hysa, aktualisht ushtarak, është paraqitur në SPAK dy ditë më parë.
Gazetari Arsen Rusta në një lidhje me studion e MCN Live tha se Hysa ka dhënë shpjegime në lidhje me Portin e Limionit.
Interesit të MCN Live, SPAK është përgjigjur se nuk ka informacione për të ndarë me publikun. Me burime kemi mundur të mësojmë se në ndjekjen e prokurores Manjola Kajana informacionet e marra nga personi në dijeni të një vepre penale, Ndriçim Hysa ka dhënë përgjigjet e tij.
Edhe për shkak të afateve hetimore pritet që shumë shpejt kjo çështje të konkludohet me një vendimmarrje.



